Shenjat astrologjike kanë tiparet dhe karakteristikat e tyre, ashtu si perëndeshat e mitologjisë.
Bota e mitologjisë është vend i monstrave, hyjnive, perëndeshave, betejave, luftërave, dashurisë, dritës dhe tregimeve të krijimit.
Mitet janë mbizotëruese në çdo kulturë dhe madje edhe sot këto mite mund të mbushin shpirtrat tanë dhe të na frymëzojnë me moralin e tregimeve të tyre.
Perënditë dhe perëndeshat janë tema interesante, pasi kanë forca dhe dobësi si ne. A keni menduar ndonjëherë se çfarë perëndeshë mund t’ju përfaqësojë më së miri?
Me ndihmën e astrologjisë, mund t’i kufizojmë mundësitë.
Gjeni perëndeshën në shenjën tuaj të zodiakut.
Dashi
Dashi është një nga shenjat më të guximshme të Zodiakut.
Edhe pse nuk ju pëlqen të shkaktoni luftëra të drejtpërdrejta, ju e dini se si të luftoni për atë që besoni.
Prandaj, Dashi është më i përfaqësuar nga perëndeshën Freya.
Freya ishte një princeshë luftëtare nordike që udhëtoi nëpër Tokë me Valkyriet shkatërruese.
Freya caktoi kufijtë e saj dhe siguroi që askush të mos i kalonte, duke kërkuar respekt dhe drejtësi.
Lejoni që kjo luftëtare e patrembur t’ju ndihmojë të merrni kontakt me aftësinë tuaj për t’u mbrojtur kundër vështirësive.
Demi
Shenja juaj drejtohet nga Venusi, që është planeti i dashurisë.
Prandaj, perëndesha juaj është ajo që kujdeset për dashurinë dhe bukurinë.
Afërdita është përfaqësimi perfekt i shenjave astrologjike që i duan artet dhe kanë shije të rafinuara.
Afrodita është një perëndeshë që e vlerëson bukurinë dhe përhap dashurinë përreth saj.
Përqendrohuni te energjitë dhe emocionet pozitive që lidhen me të gjitha gjërat e bukura, dhe zgjidhja më e mirë do të shfaqet në sytë tuaj.
Binjakët
Intelektualiteti dhe shpirti juaj janë rivalë dhe qëndroni në një hapësirë misterioze midis rrafshit të universit dhe tuajit.
Ju më së miri përfaqësoni Irisin, perëndeshën greke që lidh mbretërinë tokësore me qiejt.
Irisi, lajmëtarja-ylber, lidh njerëzit me perënditë dhe perëndeshat në një mënyrë që ata të komunikojnë dhe të ndajnë idetë e tyre.
Lejoni Irisin t’ju ndihmojë të merrni idetë tuaja nga qielli, duke pushtuar gjithçka që bëni në një dritë qiellore.
Gaforrja
Aftësia juaj natyrale për të ngushëlluar dhe për t’u kujdesur për ata që janë përreth jush është një dhuratë e madhe që jo të gjithë e kanë.
Ju jeni vetëmohuese, besnike ndaj të dashurit tuaj dhe gjithmonë të gatshme për të dhënë një dorë.
Perëndesha juaj astrologjike është Hathor, perëndeshë e lashtë egjiptiane e muzikës, gëzimit, pjellorisë dhe dashurisë.
Ajo veproi si mami për gratë vdekatare që lindën në Egjiptin e lashtë dhe i ndihmonte ato gjatë gjithë procesit.
Natyra intuitive dhe e dobishme e Hathorit është e përkryer për Gaforren e dashur dhe besnike.
Luani
Luanët janë të ngrohtë dhe të ndritshëm si planeti i tyre dominues, dielli.
Ne imagjinojmë personalitetin e tyre si një anije plot dritë që lundron duke sjellë gëzim për këdo që takoni.
Personaliteti i Luanit shkëlqen si rrezet e diellit të nxehtë dhe perëndesa greke Eos është krejtësisht në harmoni me qenien tuaj.
Eos ishte perëndeshë dielli e cila shkëlqente ndërsa e përshkonte qiellin çdo ditë.
Le të kalojë mbi ju drita e Eosit, duke rritur personalitetin tuaj tashmë të dashur dhe bujar.
Virgjëresha
Shenjë astrologjike më praktike se toka, Virgjëresha është në linjë me perëndeshën e fiseve Sioux Oglala, Gruaja e Bardhë e Buffalos.
Gruaja e Bardhë e Buffalos mësohet të mbrojë dhe ta dashurojë natyrën, duke u bërë thirrje njerëzve të vrasin kafshët thjesht prej nevojës.
Për të, çdo pjesë e trupit të një kafshe ishte një dhuratë që mund të përdorej për të krijuar mjete, mish, lëkurë dhe madje edhe bizhuteri.
Gruaja e Bardhë e Buffalos ju kërkon të jeni të shkathët dhe dinakë, shumë të ngjashëm me prirjet natyrore të Virgjëreshës.
Peshorja
Energjia juaj është e balancuar dhe estetikisht e fortë; ju e çmoni bukurinë në një nivel që shumë të tjerë nuk e çmojnë dhe e vlerësoni drejtësinë mbi çdo gjë tjetër.
Korrespondenti i juaj është perëndesha Isis, nëna e lashtë egjiptiane e Horus dhe gruaja e Osiris, e cila rikthen ekuilibrin në jetë.
Isis është plot urtësi dhe krijimtari dhe mund të ndihmojë Peshoret të gërmojnë më thellë në pusin e tyre të brendshëm të thesareve.
Tërhiqni energjinë e dashur të Isis që ta ndjeni atë të rrjedhë në ju.
Akrepi
Akrepi përfaqësohet nga perëndesha egjiptiane e akrepave, Selket.
Selket ndihmoi ata që kaluan nga kjo mbretëri në një tjetër, duke i ndihmuar në mënyrë paqësore në jetën e përtejme.
Ajo ishte në gjendje për të shëruar dhe është përshkruar shpesh me një model flokësh zbukuruar me kamxhik.
Lidhjet e saj me seksin, transformimin, jetën dhe vdekjen e bëjnë atë përfaqësim perfekt për Akrepin.
Selket thërret forcën intensive të jetës brenda jush për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat tuaja.
Shigjetari
Optimizmi dhe misticizmi klasik i Shigjetarit janë shumë të përshtatshme për perëndeshën e zanave kelte, Rhiannon.
Rhiannon ishte një perëndeshë e keqkuptuar, një ndjenjë në të cilën, dyshoj, ju identifikoni veten.
Rhiannon ka lindur gjatë Hënës së parë fare dhe dominonte transformimin, urtësinë, magjinë, bukurinë dhe artet.
Natyra juaj kureshtare dhe filozofike është shumë e ngjashme me atë të perëndeshës, zogjtë këngëtarë të së cilës, e ndiqnin atë kudo që shkonte.
Mendoni për idetë tuaja dhe qëllimet tuaja si ato zogj, i merrni me vete duke u frymëzuar prej tyre përgjatë rrugëtimit tuaj.
Bricjapi
Shenja e Bricjapit qeveriset nga Toka dhe si e tillë është një person i rrënjosur, dikush që është njësh me natyrën.
Perëndesha greke Persefoni është në thelb pasardhëse e Nënës Natyrë, e lindur nga Demetra, perëndeshë e të korrave, dhe Hades, Perëndia që sundonte botën e nëntokës.
Persefoni mund t’ju ndihmojë më mirë të lidheni me Tokën dhe të pasuroni marrëdhëniet tuaja me Nënën Natyrë, e cila udhëheq rrugën tuaj, dhe e mban mendjen tuaj të qartë, praktike dhe të sigurt, larg nga energjitë negative.
Ujori
Ndërkohë që shenja juaj mund të njihet si “bartëse e ujit”, ajo në të vërtetë udhëhiqet nga elementi i ajrit, i cili është i dukshëm në natyrën tuaj intelektuale dhe të mprehtë.
Dodola është një perëndeshë sllave që rregullon ajrin dhe erën.
Mendohej se Dodola krijoi shiun ndërsa po milte lopët që mbante në qiell, duke frymëzuar krijimtarinë dhe inovacionin.
Dodola lutet në kohë të thatësirës dhe kur ndieni se idetë e tua të mira kanë shteruar, mund t’i kërkoni Dodolës që të çlirojë frymëzimin mbi ju.
Peshqit
Është një shenjë intuitive që përfshin emocionet dhe cilësitë unike.
Yemaya është perëndeshë afrikane e ujit, e njohur si nëna e detit.
Yemaya shihet si një sirenë, e cila kalon nëpër ujërat e intuitës dhe krijimtarisë.
Yemaya lufton në fushën e mistereve të grave.
Një mendje e bukur