Zbuloni se cilat shenja e kanë më të fortë anën e tyre të errët

Nuk është sekret për askënd, që çdo individ mbart një dualizëm brenda vetes. Ashtu sikurse ka gjithmonë dy anë, një pozitive dhe një negative, femërore dhe mashkullore, tek njerëzit, nuk është ndryshe. Ne mund ta ndajmë veten tonë në një anë të dritës, të vetëdijshme dhe një tjetër të hijeve, pa ndjenja.

Natyrisht, mund të kemi nivele të ndryshme, disa nga anët e errëta të disa shenjave janë më të lehta për t’u kontrolluar, sesa tek të tjerët. Dhe të gjitha varen nga mënyra se si personi që i takon asaj shenje kujdeset për veten.

Dashi

Me regjencën e Marsi, që konsiderohet zot i luftës, Dashi mban me vete idenë e shkatërrimit të këtij zoti. Kjo ide bazohet në karakteristika të tilla si ankthi ekstrem, impulsiviteti dhe kur ato nuk mund të ekuilibrohen, kanë fuqinë të jenë shkatërrues. Me këtë, një Dash që nuk ka mësuar të kontrollojë dhe të kuptojë forcat e tij mund të jetë shumë negativ për njerëzit rreth tij.

Luani

Me regjencën e Diellit, Luani ka ndjesinë e të qënurit qendër e Universit, e cila sjell një ide krejtësisht të ekzagjeruar të rëndësisë së vet. Njerëzit e kësaj shenje nuk janë të rrallë, ata harrojnë se janë si të tjerët dhe nuk janë mbi të mirën dhe të keqen. Dhe kjo i çon në tipare të tjera negative. Ky qëndrim mund t’i shtyjë në arrogancë, krenari të tepruar dhe madje edhe nevojën për të menduar se janë gjithmonë në pushtet.

Akrepi

Nuk është e pazakontë të gjesh njerëz që kanë pasur probleme me Akrepin dhe nuk është çudi që ata kanë frikë prej tyre. Kjo shenjë sundohet nga Plutoni ose Hadi, zot i njohur i ferrit, kështu që Akrepi vazhdimisht lufton të gjitha forcat e tij për të shpëtuar nga thellësitë. Në to gjejmë shumë gjëra të dëmshme kur flasim për bërjen e një jete normale. Akrepi gjen depresionin, vetë-shkatërrimin, nevojën për posedim, xhelozinë, kontrollin dhe manipulimin, gjëra këto krejtësisht negative për kur është në një marrëdhënie, qoftë dashurie, apo thjesht miqësie.

Bricjapi

Saturni, me regjencën e tij, ka në vullnetin e vet për pushtet, veçoritë më vetëshkatërruese. Është normale të thuhet se Bricjapi tashmë ka me vete idenë e vërtetë se ku dëshiron të shkojë dhe në cilin drejtim të shkojë. Por ai mund të humbasë nocionin e së drejtës apo të gabuarës në ndjekjen e qëllimeve të veta. Zakonisht ndjek çdo gjë, për të shkuar në destinacionin e vet përfundimtar.

Author: admin