Nëse keni zgjedhur:
Nr.1
E ardhmja për ju sjell shpresë përsa i përket dashurisë. Jeni gati të bëni një hap të ri drejt diçkaje të re, plot vetëbesim. Mund të jetë një person i ri ose thjesht një dëshirë për të takuar dikë të veçantë.
Universi po ju detyron të bëni gjëra të caktuara dhe ju do të kërkoni një mënyrë për të arritur lumturinë. Gatishmëria për të sfiduar të panjohurën do t’ju lejojë të kapërceni dhimbjen dhe të ecni përpara drejt asaj që është e destinuar për ju.
Nr.2
Tashmë keni gjithçka që ju nevojitet për të jetuar, kontrolloni pak më shumë mendimet tuaja dhe dyert do ju hapen. Vërini vetes qëllime dhe përpiquni t’i arrini ata. Nëse e bëni këtë, asgjë dhe askush nuk mund t’ju ndalojë. Universi ju jep lumturi dhe sukses. E gjitha varet nga ju.
Nr.3
Tani mund të prisni gjëra të mëdha. Do ju duket sikur keni prekur majën, do të ndiheni sikur jeni të lirë nga barra e akumuluar ndër vite. Konflikte të herëpashershme kalimtare me disa njerëz janë të mundshme. Do të përjetoni momente vetmie, por do të jenë të përkohshme. Kjo do ju bëjë mirë, sepse keni nevojë për të pushuar. Mos harroni të mbani egon tuaj nën kontroll.