Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë. Mbledhja është lajmëruar për në orën 18:00 dhe në fokus të saj është analiza për zgjedhjet e 25 qershorit dhe organizimi i partisë.
Partia Demokratike do të nisë një proces analize dhe konsultimi me anëtarësinë për ti paraprirë ndryshimeve statutore që do të mundësojnë rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje.
Pas takimit të një dite më parë të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Walter Gloss, selia blu njoftoi se Partia Demokratike dhe Fondacionit Konrad Adenauer do të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane edhe në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike.