# I pari shtet shembull në Europë për vaksinimin/ Gazetari shqiptar jep lajmin e mirë: Anglia pritet të hapet në këtë datë

> Masat kufizuese që janë marrë, por edhe procesi i vaksinimit duket se kanë dhënë një efekt shumë pozitiv në përmirësimin e situatës nga pandemia në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/i-pari-shtet-shembull-ne-europe-per-vaksinimin-gazetari-shqiptar-jep-lajmin-e-mire-anglia-pritet-te-hapet-ne-kete-date/
**Published:** 2021-03-31
**Modified:** 2021-03-31

---

Masat kufizuese që janë marrë, por edhe procesi i vaksinimit duket se kanë dhënë një efekt shumë pozitiv në përmirësimin e situatës nga pandemia në Britaninë e Madhe. Jo më larg se dy ditë më parë, autoritetet e shëndetit publik nuk raportuan asnjë rast vdekjeje nga Covid në Londër, hera e parë kjo në 6 muaj.

Ekspertët e kanë cilësuar si një moment historik dhe fantastik, por ende shumë larg nga kthimi në normalitet.

Si pasojë e përmirësimit të situatës në fillim të kësaj jave në Britaninë e Madhe ka nisur lehtësimi i masave, të cilat do të vijojnë gradualisht edhe në javët në vazhdim.

Në një lidhje direkte për “Wake Up”, gazetari i Top Channel në Londër, Arben Manaj bëri të ditur se Anglia mund të hapet më 12 prill.

“Datë vendimtare 12 prilli, kur pritet të hapen baret, pubet, sallonet etj. Vala e dytë ka qenë shumë e zymtë për Britaninë, pas në muajt e parë të vitit janë regjistruar 55 mijë vdekje.

Britania ka një program të jashtëzakonshëm vaksinimi, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Europës. 36.7 milionë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës ose 58-59 për qind e popullsisë”, tha Manaj.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Britania, gazetari, lajmi, vaksinimi
