# I prekur nga COVID-19/ Përkeqësohet gjendja e deputetit Enver Roshi, niset me urgjencë drejt Turqisë

> Deputeti Enver Roshi niset me urgjencë drejt Turqisë. Mësohet se deputeti i infektuar pak ditë më parë me Covid-19, është në gjendje të rëndë shëndetësore&hellip;

**URL:** https://publialb.al/i-prekur-nga-covid-19-perkeqesohet-gjendja-e-deputetit-enver-roshi-niset-me-urgjence-drejt-turqise-2/
**Published:** 2020-07-31
**Modified:** 2020-07-31

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/9657de9dd7114a3a3573f95763c520b6_L-300x205.jpg)

Deputeti Enver Roshi niset me urgjencë drejt Turqisë. Mësohet se deputeti i infektuar pak ditë më parë me Covid-19, është në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj do t’i nënshtrohet mjekimit të specializuar jashtë shtetit.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, deputeti Roshi është nisur me avion në Turqi dhe mendohet se do t’i nënshtrohet trajtimit me aparaturën e specializuar ECMO, aparaturë e cila fut oksigjen drejtpërdrejt në gjak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo është më e specializuar se respiratorët dhe trajtimi me të kushton 45 mijë paund.

ECMO është një pajisje që siguron mbështetje jetësore duke futur oksigjen në gjak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo zëvendëson funksionet e zemrës dhe të mushkërive derisa ato të kthehen në normalitet.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** I prekur nga COVID-19/ Përkeqësohet gjendja e deputetit Enver Roshi, niset me urgjencë drejt Turqisë
