# Igli Tare drejt rikthimit në Gjermani, e kërkojnë në Bundesligë. Zbulohet klubi që dëshiron shqiptarin si drejtor sportiv

> Igli Tare nga viti 2009, është pjesa e Lacios si drejtor sportiv, ku ka bërë një punë të shkëlqyer, duke afruar lojtarë të shkëlqyer dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/igli-tare-drejt-rikthimit-ne-gjermani-e-kerkojne-ne-bundeslige-zbulohet-klubi-qe-deshiron-shqiptarin-si-drejtor-sportiv/
**Published:** 2021-04-15
**Modified:** 2021-04-15

---

**Igli Tare nga viti 2009, është pjesa e Lacios si drejtor sportiv, ku ka bërë një punë të shkëlqyer, duke afruar lojtarë të shkëlqyer dhe duke pasuruar arkat e klubit me lëvizjet e bëra në merkato.**

Duke parë punën shumë të mirë që Tare ka bërë me Lacion, tashmë disa klube duan t’i besojnë atij të njëjtin post. Sipas asaj që raporton “[Frankfurter Rundschau”,](https://www.fr.de/eintracht-frankfurt/eintracht-frankfurt-der-erste-mosaikstein-sitzt-90459526.html) klubi gjerman i Bundesligës, Aintraht Frankfurt po mendon të emërojë si drejtor sportiv shqiptarin.

Tare pëlqehet shumë nga gjermanët, të cilët tashmë do përpiqen të bindin 47-vjeçarin, ndonëse nuk do të jetë e lehtë, pasi kujtojmë se edhe Milani ka pasur kontakte verën e kaluar për ta aferuar në klub, por marrëveshja nuk u arrit.

Në rast se kjo do të realizohet, atëherë do të ishte një rikthim për Taren në Gjermani, aty ku ka luajtur si futbollist me skuadrat e Kaizerslautern, Dyseldorf, Karlsruherin, Sydueston dhe Manheimin.

**PANORAMASPORT.AL**

---

**Categories:** Sport
