# Importi i plehrave. Rama po e kthen sërish në Kuvend.

> Në programin e punimeve të Kuvendit  në periudhën 18 shtator-13 tetor është parashikuar për tu votuar dhe një nga ligjet më të debatuara në sesionin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/importi-i-plehrave-rama-po-e-kthen-serish-ne-kuvend/
**Published:** 2017-09-18
**Modified:** 2017-09-18

---

Në programin e punimeve të Kuvendit  në periudhën 18 shtator-13 tetor është parashikuar për tu votuar dhe një nga ligjet më të debatuara në sesionin e kaluar ai i menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Nuk bëhet fjalë për një nismë të re por për dekretin e ish presidentit Nishani i cili e riktheu këtë ligj edhe një herë në kuvend  në 14  tetor të një vitit më parë.

Tentativa e parë për ta kaluar ligjin ishte në tetor të vitit të kaluar kur shumica në kuvend përbëhej nga PS dhe LSI dhe kur ligji kaloi vetëm me 63 votata e PS.

Por tashmë shumica e përbërë prej 74 mandatesh nuk ka më asnjë pengesë për ta rrëzuar dekretin e Presidentit e për ta futur kështu ligjin në fuqi.

Ligji i menaxhimit të integruar të mbetjeve u kundërshtua nga shoqëria civile e mbështetur nga qytetarë si dhe nga shoqatat për mbrojtjen e mjedisit të cilat thonë se në këtë mënyrë në Shqipëri mund të hyjnë mbetje të pakontrolluara.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** Kuvend, Ligj, Plehra
