# Integrimi i Shqipërisë, Bushati takim me Mogherinin në Bruksel

> &#8211; Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/integrimi-i-shqiperise-bushati-takim-me-mogherinin-ne-bruksel/
**Published:** 2017-11-15
**Modified:** 2017-11-15

---

– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Takimi kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë zv.Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini.

Takimi diskuton progresin dhe hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim të veçantë me përfaqësuesen e Lartë Mogherini.

Mësohet se orën 11.00 do të ketë një konferencë për shtyp të dy zyrtarëve.

---

**Categories:** Lajme
