# Ish-anëtari i OTR plas deklaratën: “Sherri mes Mato Lales dhe Noizy-t i sajuar për marketing”

> Reperi Blazer Ish-anëtari i grupit OTR, ka qenë i ftuar në emisionin “Expuls”, ku dha mendimin e tij përsa i përket gjithë situatës së krijuar&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ish-anetari-i-otr-plas-deklaraten-sherri-mes-mato-lales-dhe-noizy-t-i-sajuar-per-marketing/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

Reperi Blazer Ish-anëtari i grupit OTR, ka qenë i ftuar në emisionin “Expuls”, ku dha mendimin e tij përsa i përket gjithë situatës së krijuar mes Noizy-t dhe Mato Lales.

Duke folur për sherrin e bujshëm mes dyshes, Blazer u shpreh shkurtimisht dhe theksoi se ky sherr është thjesht i sajuar për markerting.

***“****As nuk me intereson fare! Më duket terësisht i sajuar për marketing”– u shpreh ai.*

Kujtojmë se ditë më parë, MatoLale publikoi këngën e tij më të fundit “Resto”, që hapur ishte një “diss” për Noizy-n. Mes rreshtave të këngës ai përmend edhe mikun më të mirë të Noizy-t, Varrosin.

*“Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet MatoLale në këngë.*

MatoLale e pranon se Noizy e ka mbështetur në fillimet e karrierës dhe thotë se e ka dashur si vëlla dhe nuk priste që të merrte “diss” prej tij. Ndër të tjera ai e akuzon Noizy-n si të pabesë dhe se ndihet i rrezikuar nga MatoLale si reper i ri.

Menjëherë pas këngës, pati një reagim të ashpër nga Noizy. Ky i fundit bëri publike disa biseda që kishte bërë me MatoLalen në qershor të vitit të shkuar, 1 ditë para se të publikonin bashkëpunimin e tyre “Adrenalinë”. Në bisedë Noizy shihet se i kërkon MatoLales që ta shtyjnë publikimin e këngës së tyre, sepse ky i fundit kishte një mikun e tij në spital. Noizy u shpreh se MatoLale e bën të gjithë këtë për të marrë vëmendje prej tij dhe e paralajmëroi se shumë shejt do t’i harrohet emri.

*“Mos e harroni asnjë moment kë keni të bëni. Rrenat e juaja zgjasin 2 ditë, mbas kësaj hype që more nga emri im dhe ti do vdesësh do përfundosh te gjithë llumi… dhe ti e din mirë këtë se e ke thonë dhe vetë, se kush të del kundra ty (Noizy) përfundon tek të shumtit. Të kujtohet? Numëro ditët dhe shife si vdes emri yt në heshtje me pambuk. Shokun e kishe në spital t’u luftu me jetën… mendjen e kishe te kënga me Noizyn. Ndërkohë flet boti për besprem”, ka shkruar në një tjetër postim Noizy.*

Mirëpo edhe përgjigja nga MatoLale nuk vonoi. Ai ka publikuar disa komente nga kënga e tij, në të cilat fansa të Noizy-t shprehen se ky i fundit është arrogant dhe i pabesë dhe se i largon talentet e rinj nga grupi i tij OTR.

Më pas Mato ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e tij dhe ka shkruar:

*“Gjithsesi në fund të videos e keni to be continued… si t’vi për mbarë. Edhe thuj hakerit që t’i ka mbyll faqet e miletit kujdes kur bën biseda. Unë jam ka Tirona s’përdor robt”.*

Më pas MatoLale ka akuzuar Noizy-n se ka lënë vetëm mikun e tij, Varrosin, në një moment shumë të vështirë, si për t’i vërtetuar pabesinë.

---

**Categories:** Showbizz
