# “Ishe drita dhe guri..”, Rama humb njeriun më të shtrenjtë

> Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi të pak momenteve më parë, ka bërë me dije se ka humbur njerin më të shtrenjtë, nënën&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ishe-drita-dhe-guri-rama-humb-njeriun-me-te-shtrenjte/
**Published:** 2020-08-01
**Modified:** 2020-08-01

---

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi të pak momenteve më parë, ka bërë me dije se ka humbur njerin më të shtrenjtë, nënën e tij. Rama shkruan në faqen e tij zyrtare të ‘FaceBook” se nëna e tij është ndarë nga jeta.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë, ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë..”, shkruan ndër të tjera Rama, në postimin që e ka shoqëruar me një foto të nënës së tij.

Postimi i plotë:

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** “Ishe drita dhe guri..”, Rama humb njeriun më të shtrenjtë
