# ‘Jam e lirë’, këngëtarja shqiptare shërohet nga koro..navirusi dhe nis pushimet

> Këngëtarja Adelina Thaçi është shëruar nga koro..navirusi. Në fillim të korrikut Adelina deklaroi se është infektuar me COVID-19 dhe tregoi se kishte simptoma si lodhje&hellip;

**URL:** https://publialb.al/jam-e-lire-kengetarja-shqiptare-sherohet-nga-koro-navirusi-dhe-nis-pushimet/
**Published:** 2020-08-08
**Modified:** 2020-08-08

---

Këngëtarja Adelina Thaçi është shëruar nga koro..navirusi. Në fillim të korrikut Adelina deklaroi se është infektuar me COVID-19 dhe tregoi se kishte simptoma si lodhje të madhe të trupit, dhimbje të syve, dhimbje koke dhe qafe. Gjatë kësaj kohe Adelina i ka mbajtur fansat të informuar mbi gjendjen e saj ndërsa tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Këngëtarja ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar dhe ka zgjedhur Sarandën për të pushuar. Adelina ka publikuar fotot e para nga plazhi, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijët.

![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2020/08/ade.png)

“Jam e lirë, në Sarandë, me familjen time”, shkruan Adelina ku nënkupton se e ka lënë pas krahëve sëmundjen.

![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2020/08/adelina.png)

####

---

**Categories:** Aktualitet, Showbizz
**Tags:** ‘Jam e lirë’, këngëtarja shqiptare shërohet nga koro..navirusi dhe nis pushimet
