# Java nis me reshje dhe rritje temperaturash

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do&hellip;

**URL:** https://publialb.al/java-nis-me-reshje-dhe-rritje-temperaturash/
**Published:** 2020-12-28
**Modified:** 2020-12-28

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

---

**Categories:** Aktualitet
