# Java nis me reshje, ja parashikimi i motit për sot

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat&hellip;

**URL:** https://publialb.al/java-nis-me-reshje-ja-parashikimi-i-motit-per-sot/
**Published:** 2021-02-08
**Modified:** 2021-02-08

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke rrezikuar përmbytje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

---

**Categories:** Aktualitet
