# Jennifer Aniston merr vendimin më të rëndësishëm, gati për t’u bërë nënë për herë të parë

> Aktorja Jennifer Aniston ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm nga jeta e saj private. Aktorja, që luan rolin e Rachel Green, ka treguar se&hellip;

**URL:** https://publialb.al/jennifer-aniston-merr-vendimin-me-te-rendesishem-gati-per-tu-bere-nene-per-here-te-pare/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

**Aktorja Jennifer Aniston ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm nga jeta e saj private. Aktorja, që luan rolin e Rachel Green, ka treguar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.**

**Burime për “Closer” kanë treguar se Jennifer ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë.  Aktorja ka ndihmuar gjithmonë jetimët dhe miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i adoptimit do të finalizohet në muajin qershor.**

***“Jen mendoi se ribashkimi ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Ndërsa vajzat e dinin prej kohësh, duke qenë se takohen vazhdimisht bashkë, ajo mendoi se do të ishte mirë që t’ua tregonte edhe djemve kur të jenë të gjithë bashkë.***

***Duke qenë se kanë kaluar shumë orë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt”, ka thënë një burim pranë Aniston.***

---

**Categories:** Showbizz
