# Karantina do të mbetet për emigrantet e.... Merret vendimi përfundimtar për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

> Apeli Administrativ ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të anuluar vendimin për emigrantët. Komiteti Teknik i Ekspertëve urdhëroi karantinimin 2-javor të emigrantëve&hellip;

**URL:** https://publialb.al/karantina-do-te-mbetet-per-emigrantet-e-merret-vendimi-perfundimtar-per-emigrantet-nga-greqia-dhe-maqedonia-e-veriut/
**Published:** 2021-04-24
**Modified:** 2021-04-24

---

Apeli Administrativ ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të anuluar vendimin për emigrantët.

Komiteti Teknik i Ekspertëve urdhëroi karantinimin 2-javor të emigrantëve që futen në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, duke u hequr këtyre të fundit të drejtën për të votuar.

Ndërsa vendimi erdhi vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, LSI bëri kërkesë për ta rishikuar, duke e cilësuar vendimin si politik.

Pas shqyrtimit të kërkesë, Apeli Administrativ ka hedhur poshtë pretendimin e LSI.

 

---

**Categories:** Aktualitet
