# “Këngëtari Malësor DRITAN NUTAJ së shpejti me surpriza dhe projekte të reja. Ai do sjellë një  “BUM” në tregun muzikor SHQIPTAR”

> Dritan Nutaj këngëtari nga Malësia e Madhe, që jeton dhe vepron në Londër, i pronocuar për portalin tonë, tregoi për projektet dhe planet e tij&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kengetari-malesor-dritan-nutaj-seshpejti-me-surpriza-dhe-projekte-te-reja-ai-do-sjelle-nje-bum-ne-tregun-muzikor-shqiptar/
**Published:** 2023-04-28
**Modified:** 2023-04-28

---

Dritan Nutaj këngëtari nga Malësia e Madhe, që jeton dhe vepron në Londër, i pronocuar  për portalin tonë, tregoi për projektet dhe planet e tij për  të ardhmen.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/04/received_1309134840013340-300x199.jpeg)

Dritan Nutaj  është një këngëtar me mbi tri dekada karrierë muzikore, ai u rrit duke kënduar sepse bëhet fjalë për vitet kur ai ishte shumë i ri diku rreth moshës 13-14 vjeçare ai këndoi nëpër dasma dhe evente të ndryshme që organizoheshin në atë kohë.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/04/IMG_20230428_093524-256x300.jpg)

Dritani ka krijuar një shoqëri kulturore  artistike “Tradita Shqiptare Në Londër” ku dhe vazhdon në festa  raste dhe evenimente të ndryshme në Angli.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/04/received_804839233858463-300x200.jpeg)

Së fundmi Dritani po punon për realizimin e një albumi i cili do të bëjë një “BUM” Të madh në tregun muzikor shqiptar. Këngët e para të albumit priten të dalin së shpejti ku dhe pritet që të kenë një super sukses.

Dritani zbuloi për portalin tonë se albumi i ri edhe pse mund të cekë  në të gjitha trevat dhe  rrymat muzikore të ndryshme, më së shumti do jenë turbo folk dhe ju përkasin trevave veriore.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/04/received_1290242898533463-300x200.jpeg)

Duke pritur me padurim albumin e ri të këngëtarit Malësor DRITAN NUTAJ ne i urojmë suksese dhe e falenderojmë për bisedën.

---

**Categories:** Histori/Suksesi/Muzikë
**Tags:** "Këngëtari Malësor DRITAN NUTAJ sëshpejti me surpriza dhe projekte të reja' do vijë me një "BUM" në tregun muzikor SHQIPTAR"
