# Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi aksidentohet në Tiranë, ja gjendja e saj shëndetësore

> Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e sotme. Prive.al raporton se aksidenti&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kengetarja-e-dashur-per-publikun-fifi-aksidentohet-ne-tirane-ja-gjendja-e-saj-shendetesore/
**Published:** 2020-07-18
**Modified:** 2020-07-18

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/fifi-300x260.png)

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e sotme.

Prive.al raporton se aksidenti ka ndodhur në Tiranë, ndërsa Fifi gëzon shëndet të plotë. Nga aksidenti ku u përfshinë dy mjete, shkaqet e të cilit nuk dihen ende, thuhet se ka vetëm dëme materiale të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit ku të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident. Këngëtarja ka reaguar rreth ngjarjes, duke u shprehur se është mirë. “Nanusha, eshte e vertete puna e aksidentit! Mus u shqetesoni. Kisha vetem deme materiale, Jam mire” shkruan ajo per fansat.

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Fifi aksidentohet në Tiranë, ja gjendja e saj shëndetësore, Këngëtarja e dashur për publikun
