# Këshilli bashkiak shpall emergjencën mjedisore, në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në Durrës

> Mesditën e sotme, Këshilli Bashkiak Durrës, ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, me mjete te komunikimit elektronik, ku ishte i planifikuar vetem nje projektvendim. Për&hellip;

**URL:** https://publialb.al/keshilli-bashkiak-shpall-emergjencen-mjedisore-ne-fushen-e-menaxhimit-te-integruar-te-mbetjeve-ne-durres/
**Published:** 2020-06-11
**Modified:** 2020-06-11

---

Mesditën e sotme, Këshilli Bashkiak Durrës, ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, me mjete te komunikimit elektronik, ku ishte i planifikuar vetem nje projektvendim.

*Për miratimin e propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e Bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së venddepozitimit në Porto Romano.*

*Në mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetarja e emëruar e Bashkisë, Emiriana Sako.*

*Duke përshkruar situatën e krijuar, kryebashkiakja ka nënvizuar se situata po shkon drejt normalizimit.*

*Këshilltarët e pranishëm kanë diskutuar rreth  gjendjes së krijuar, duke votuar pro projekvendimit dhe duke shpallur emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, në territorin e Bashkisë Durrës, pas mbylljes së vendgrumbullimit te tyre në Porto Romano.*

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Këshilli bashkiak shpall emergjencën mjedisore, në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në Durrës
