# Këshilli i Mandateve vendos sot për Saimir Tahirin

> Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/keshilli-i-mandateve-vendos-sot-per-saimir-tahirin/
**Published:** 2017-10-20
**Modified:** 2017-10-20

---

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Një ditë më parë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se materiali i Prokurorisë tashmë i është dhënë të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe ish-ministrit Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj.

Pas vendimit që do të marrë Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit raporti duhet ti paraqitet kuvendit të paktën brenda katër javësh.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** Kuvend, mandat, Saimir Tahiri
