# “Kështu gjej qetësinë”/ U fut nudo në fushën e lojës, kush është ish-biznesmeni 37-vjeçar që i habiti të gjithë

> Olmo Garsia, quhet personi i cili u fut në fushë, tërësisht i zhveshur. Mund të jetë i panjohur për të gjithë ndjekësit e futbollit dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/keshtu-gjej-qetesine-u-fut-nudo-ne-fushen-e-lojes-kush-eshte-ish-biznesmeni-37-vjecar-qe-i-habiti-te-gjithe/
**Published:** 2021-04-09
**Modified:** 2021-04-09

---

Olmo Garsia, quhet personi i cili u fut në fushë, tërësisht i zhveshur. Mund të jetë i panjohur për të gjithë ndjekësit e futbollit dhe në botë, por jo për qytetarët e Granadës në Spanjë. Garsia prej 4 vitesh qëndron nudo nëpër qytet dhe nuk vishet kurrë. 37-vjeçari në të kaluarën ka qenë biznesmen, teksa ka punuar edhe për ushqimin e atletëve.

Në Granada, Olon e njohin si një person shumë humanist, teksa në një intervistë të dhënë më parë, ai është shprehur se duke ndenjur nudo gjen qetësinë, teksa shton se kështu trupi i tij mund të marrë më shumë vitamina.

“Unë nuk protestoj kurrë për diçka, por vetëm bashkëpunoj. Paqja në botë për mua është harmonia dhe fjalët e bukura. Unë dua një jetë pa sëmundje, pa stres dhe pa depresion. Duke qëndruar i zhveshur, unë gjej qetësinë. Kështu lëkura merr më shumë vitamina. Policia më ka ndaluar 5 herë, por nuk jam gjobitur kurrë.”, tha Olmo Garsia në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

**PANORAMASPORT.AL**

---

**Categories:** Uncategorized
