# Këto janë pikat e rendit të ditës që pritet të miratohen nesër në mbledhjen e këshillit bashkiak

> Këshilli Bashkiak Durrës pritet të zhvillojë ditën e nesërme, (25.02.2021) mbledhjen e radhës. Mbledhja, e cila do të zhvillohet në orën 12:00 përmes mjeteve të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/keto-jane-pikat-e-rendit-te-dites-qe-pritet-te-miratohen-neser-ne-mbledhjen-e-keshillit-bashkiak/
**Published:** 2021-02-24
**Modified:** 2021-02-24

---

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të zhvillojë ditën e nesërme, (25.02.2021) mbledhjen e radhës.

Mbledhja, e cila do të zhvillohet në orën 12:00 përmes mjeteve të komunikimit elektronik ka në rendin e ditës këto pika:

**1-Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit:** Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin shkurt 2021

**2- Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit: **Për miratimin e ndreqjes së gabimeve me karakter material në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.127, datë 24.12.2020 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2021”

**3- Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit:** Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak nr. 126, datë 24.12.2020 “ për listën emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe konvikteve të shkollave të mesme profesionale që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2020-2021”

**4- Informim Këshilltarëve:** Raport mbi veprimtarinë audituese të drejtorisë auditimit brendshëm pranë Bashkisë Durrës (01.01.2020-31.12.2020)

**5- Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit:** Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2020, të cilat i shtohen buxhetit të vitit 2021 të Bashkisë Durrës

**6- Pyetje nga Këshilltarët:** Diskutime dhe pyetje nga komuniteti

---

**Categories:** Aktualitet
