# Kina dërgon anijen kozmike në Mars

> Kina ka dërguar anijen e saj kozmike Tianwen-1 në Mars me sukses. Kjo anije duhet të mbërrijë në planetin e kuq në shkurtin e ardhshëm&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kina-dergon-anijen-kozmike-ne-mars/
**Published:** 2020-07-25
**Modified:** 2020-07-25

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/auto_81595505554-300x199.jpg)

Kina ka dërguar anijen e saj kozmike Tianwen-1 në Mars me sukses.

Kjo anije duhet të mbërrijë në planetin e kuq në shkurtin e ardhshëm pas një udhëtimi 7 mujor.

Tianwen-1 nuk ka ekuipazh dhe u nis e vetme falë raketës Long March 5 Y-4 nga qendra hapësinore Wenchang Space Launch Centre në Hainan, China.

Misioni i saj është studimi i kompozimit, llojit të substancave, strukturës gjeologjike dhe mjedisit meterologjik në sipërfaqen marsiane.

Një tjetër detyrë e kësaj anije kozmike është kërkimi për jetë në Mars.

---

**Categories:** Kuriozitete, Lajme
**Tags:** Kina dërgon anijen kozmike në Mars
