# Kinema me emrin e Maks Velo,Rama: Shembëlltyrë e vetë botës së tij

> Kinemaja e rindërtuar në Laprakë, tashmë do të mbajë emrin e Maks Velos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Mesditën e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kinema-me-emrin-e-maks-velorama-shembelltyre-e-vete-botes-se-tij/
**Published:** 2020-05-28
**Modified:** 2020-05-28

---

Kinemaja e rindërtuar në Laprakë, tashmë do të mbajë emrin e Maks Velos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Mesditën e sotme vetë kryeministri Rama me anë të një postimi të bërë në faqen zyrtare në FaceBook, u shpreh se “emrin e Maksit do ta mbajë tashmë kinemaja e rindërtuar në Laprakë, e cila si për ironi të fatit lindi me emrin “Ylli i Kuq” dhe rilindi me emrin e Maks Velos, si një shembëlltyrë e vetë botës së tij, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar”, shkruan Rama.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Kinema me emrin e Maks Velo, Rama: Shembëlltyrë e vetë botës së tij
