# Kokaina me vlerë 150 mijë euro/  Autoritetet Italiane arrestojnë 23- vjeçarin shqiptar

> Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 1 kilogram kokainë të pastër, që në treg kapte vlerën e 150 mijë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kokaina-me-vlere-150-mije-euro-autoritetet-italiane-arrestojne-23-vjecarin-shqiptar/
**Published:** 2021-04-30
**Modified:** 2021-04-30

---

Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 1 kilogram kokainë të pastër, që në treg kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Mediat italiane bëjnë të ditur se 23-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga karabinierët në dalje të autostradës Chiari, në provincën e Brescias.

Në momentin e ndalimit, i riu shqiptar tentoi të fshihte lëndën narkotike në derën e makinës, ndërsa raportohet se kokaina ishte me një pastërti të lartë dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku u sekuestruan doza të tjera kokaine dhe sende për paketim. I riu aktualisht është në burgun e Brescia-s.

 

---

**Categories:** Bota
