# Komiteti Teknik merr VENDIMIN: Mbajtja e MASKAVE do bëhet ME DETYRIM

> Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike, masë e re anti-Covid pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/komiteti-teknik-merr-vendimin-mbajtja-e-maskave-do-behet-me-detyrim/
**Published:** 2020-07-09
**Modified:** 2020-07-09

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/4244c5f111e64a8f75a6f648ad1acc1c_L-300x183.jpg)

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike, masë e re anti-Covid pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus. Lajmin e bën me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë. Ajo tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten.

 

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt,” u shpreh Kuli.

 

Vendimi do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** Komiteti Teknik merr VENDIMIN: Mbajtja e MASKAVE do bëhet ME DETYRIM
