# Konsumohen 500 mijë shishe vere në një natë (FOTO) Liria “çmend” britanikët

> “Daily Mail” shkruan se vetëm mbrëmjen e kaluar janë konsumuar rreth 500 mijë shishe vere nga 1,5 milionë persona në 20 mijë restorante. Pas muajsh&hellip;

**URL:** https://publialb.al/konsumohen-500-mije-shishe-vere-ne-nje-nate-foto-liria-cmend-britaniket/
**Published:** 2021-04-17
**Modified:** 2021-04-17

---

“Daily Mail” shkruan se vetëm mbrëmjen e kaluar janë konsumuar rreth 500 mijë shishe vere nga 1,5 milionë persona në 20 mijë restorante.

Pas muajsh të tërë pritjeje për shkak të masave anti-covid, britanikët u dyndën në lokale e pub-e mbrëmjen e së premtes të “etur” për birra apo verë, në natën e parë pas lehtësimit të masave.

Megjithatë, për shumë nuk ishin momente të lumtura pasi iu desh të përlesheshin për rezervimin e tavolinave, ku në shumë raste u nevojit ndërhyrja e policisë.

---

**Categories:** Bota
