# Kontejneri me 143 kg që u gjet në portin e Durrësit me imazhin e Escobar, lihen në burg dy administratorët

> Gjykata e Durrësit ka caktuar vendimin për  masën e sigurisë “arrest me burg” për dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kontejneri-me-143-kg-qe-u-gjet-ne-portin-e-durresit-me-imazhin-e-escobar-lihen-ne-burg-dy-administratoret/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

Gjykata e Durrësit ka caktuar vendimin për  masën e sigurisë “arrest me burg” për dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin, ku u gjetën 143 kg kokainë.

Droga u sekuestrua në portin e Durrësit pak ditë më parë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar foto të Klajdi Xibrakut dhe Erjon Petit, të cilët qëndronin pas kafazit prej xhami, gjatë dhënies së masës nga gjykata e Durrësit.

Të dy të arrestuarit, të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.

 

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

 

---

**Categories:** Aktualitet
