# Krimi mjedisor, gjoba ndaj subjekteve të inerteve

> Goditja e krimeve mjedisore ka qenë në qendër të një aksioni të përbashkët mes Policisë Vendore të Vlorës dhe Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/krimi-mjedisor-gjoba-ndaj-subjekteve-te-inerteve/
**Published:** 2020-05-29
**Modified:** 2020-05-29

---

**Goditja e krimeve mjedisore ka qenë në qendër të një aksioni të përbashkët mes Policisë Vendore të Vlorës dhe ****Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT). Si rezultat i këtij aksioni, dy subjekte janë gjobitur, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin në mënyrë të paligjshme. **

**Njoftimi i policisë:**

Vlorë

Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe gjobiten dy subjekte të tjera për shkelje në zonën e Bunavisë, Vlorë.

Aksioni nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka nisur procedimin penal ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektet në fjalë me masë administrative, në total 4.000.000 lekë të rinj, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konkretisht:

- Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

- Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator V. D. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** gjoba ndaj subjekteve të inerteve, Krimi mjedisor
