# Kryebashkiakia Sako takim me kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin, dhe takim me banorët e lagjes 17

> Sako ka zhvilluar sot një takim me kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin, dhe me banorët e lagjes 17. Në këtë takim u diskutua në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kryebashkiakia-sako-takim-me-kandidatet-e-partise-socialiste-per-durresin-dhe-takim-me-banoret-e-lagjes-17/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

Sako ka zhvilluar sot një takim me kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin, dhe me banorët e lagjes 17.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me pallatet e shembura, që mbeten të prishura që prej tërmetit të 26 nëntorit. Gjithashtu Sako bëri me dije se në të gjitha pallatet do të vijojë puna, rregullisht për riparimin e tyre.

Postimi i plotë:

Kjo lagje ishte një nga më të goditurat nga tërmeti, por në sajë të mbështetjes së madhe të qeverisë dhe kryeministrit Rama kemi ecur shumë shpejt me programin e rindërtimit.

Vijon puna për përforcimin e pallateve DS4 si dhe për rindërtimin e pallateve në të njëjtin vend. Qeveria e Partisë Socialiste dhe kryeministri Rama kanë treguar se dinë të punojnë duke përballuar me sukses tërmetin dhe pandeminë dhe për të vazhduar në mandatin e tretë me zbatimin e investimeve të nisura dhe të tjera projekteve të rëndësishme.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/174129301_225053319412047_6538521711272226054_n.jpg)

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/174132036_225053076078738_147964799587630207_n.jpg)

---

**Categories:** Aktualitet
