# Kryemadhi: Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht! Shpërndan deklaratën e KMSH për zgjedhjet e 25 prillit, Denonconi çdo formë presioni apo intimidimi

> Kryemadhi ka shpërndarë deklaratën e KMSH-SË.  Në të thuhej se vota nuk duhet të shihet e blihet, si dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë mos&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kryemadhi-ftoj-te-gjithe-shqiptaret-te-marrin-pjese-masivisht-shperndan-deklaraten-e-kmsh-per-zgjedhjet-e-25-prillit-denonconi-cdo-forme-presioni-apo-intimidimi/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

**Kryemadhi ka shpërndarë deklaratën e KMSH-SË.  Në të thuhej se vota nuk duhet të shihet e blihet, si dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë mos intimidohen.**

**Ajo i kërkon shqiptrëev të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, dhe të denoncojnë në të gjithë institucionet çdo formë presioni e intimidimi.**

** **

**STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI**

** **

**Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pjesë nga deklarata e tyre: “VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!” Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denocojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.**

** ![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/173758681_3958465984213927_3674773065377706338_n.jpg)**

---

**Categories:** Politike
