# Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot

> Sipas MeteoAlb, gjatë paradites moti do të paraqitet me kthjellime në vend. Por mesdita shton vranësirat duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat veriore&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kthjellime-dhe-vranesira-ja-parashikimi-i-motit-per-sot/
**Published:** 2020-06-02
**Modified:** 2020-06-02

---

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites moti do të paraqitet me kthjellime në vend.

Por mesdita shton vranësirat duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat veriore e lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit dhe mesditës duke u luhatur nga 7°C mëngjesi në Pukë deri në 26°C mesdita në Durrës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** ja parashikimi i motit për sot, Kthjellime dhe vranësira
