# Kthjellime dhe vranësira të lehta, ja parashikimi i motit për sot

> MeteoAlb parashikon që deri në orët e mesdites, territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por në vijim vranësirat do të shtohen&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kthjellime-dhe-vranesira-te-lehta-ja-parashikimi-i-motit-per-sot/
**Published:** 2020-09-08
**Modified:** 2020-09-08

---

MeteoAlb parashikon që deri në orët e mesdites, territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Por në vijim vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje të izoluara në zonat e thella malore, ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ja parashikimi i motit për sot, Kthjellime dhe vranësira të lehta
