# Kundërshtuan uniformat blu, arrestohen dy beratas

> Polica vendore e Qarkut të Bertatit bëri me dije se janë arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar auoritetet pasi nuk iu binden urdhrave&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kundershtuan-uniformat-blu-arrestohen-dy-beratas/
**Published:** 2021-04-07
**Modified:** 2021-04-07

---

Polica vendore e Qarkut të Bertatit bëri me dije se janë arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar auoritetet pasi nuk iu binden urdhrave të policisë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

---

**Categories:** Kronike
