# Kush janë 5 gratë më të pasura të futbollistëve (FOTO)

> “Wags” siç njihen ndryshe janë modele, këngëtare apo dhe sipërmarrëse, të cilat janë po aq të suksesshme sa partnerët e tyre. Në vendin e parë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/kush-jane-5-grate-me-te-pasura-te-futbollisteve-foto/
**Published:** 2021-04-17
**Modified:** 2021-04-17

---

“Wags” siç njihen ndryshe janë modele, këngëtare apo dhe sipërmarrëse, të cilat janë po aq të suksesshme sa partnerët e tyre.

![Miliona euro pasuri, kush janë 5 gratë më të pasura të](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607aa0a29886b.jpg)

Në vendin e parë do të gjejmë Victoria Beckham. Bashkëshortja e David ka një imazh fantastik dhe pasuria e saj llogaritet deri në 415 milionë euro. Jo keq për një grua.

![Miliona euro pasuri, kush janë 5 gratë më të pasura të](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607aa0a26fa76.jpg)

Renditja vijon me personin e zemrës së Gerard Pique, Shakirën. Këngëtarja kolumbiane njihet në mbarë botën për sukseset e saj dhe numëron mbi 254 milionë të ardhura.

![Miliona euro pasuri, kush janë 5 gratë më të pasura të](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607aa0a24b85a.jpg)

Podiumi mbahet nga Coleen Ronney. Plot 16 milionë euro për bashkëshorten e Wayne, e cila është gjithashtu shumë e suksesshme në bizneset e saj.

![Miliona euro pasuri, kush janë 5 gratë më të pasura të](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607aa0a227105.jpg)

Renditja vijon me modelen e njohur, Georgina Rodriguez. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka arritur të fitojë plot 8 milionë euro, por mendohet se shumë shpejt të ardhurat e saj do të rriten.

![Miliona euro pasuri, kush janë 5 gratë më të pasura të](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607aa0a1ebfc2.jpg)

Vendi i pestë mbahet nga e fejuara e Alex Oxlade-Chamberlain, Perrie Edwards. Këngëtarja britanike ka arritur deri në 6.9 milionë euro të ardhura falë punës së saj.

---

**Categories:** Showbizz
