# La postin për të luftuar Covid, kryeinfermierja Ana Luca ndan videon ku kullon çizmen mbushur me djersë: Më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra...

> Ana Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv  e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër&hellip;

**URL:** https://publialb.al/la-postin-per-te-luftuar-covid-kryeinfermierja-ana-luca-ndan-videon-ku-kullon-cizmen-mbushur-me-djerse-me-jane-zbardhur-floket-me-eshte-rrudhosur-fytyra/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/8df16d16c8c954836448570b510616c9_L-247x300.jpg)

Ana Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv  e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të COVID-19, ka ndarë një video që tregon sakrificën e çdo dite të saj, teksa lufton për jetën e pacientëve të prekur me Covid. Në videon e publikuar nga ajo në rrjete sociale Ana shihet teksa heq  nga “koka te këmbët” kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskën, të vëna për t’u mbrojtur nga virusi. Në video vihet re është se ajo kullon e gjitha në djersë, madje në fund kur heq çizmet dhe kur i kthen me kokë poshtë, prej tyre djersa derdhet “ujë”.

“Janë 5 muaj luftë…. më janë zbardhur flokët…..më është rrudhosur fytyra…”, shkruan Ana në postimin e saj.

Shkruan Ana Luca: Jane 5 muaj lufte…. me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra… Por nuk me ka ikur buzeqeshja … Sepse ne jemi te gjithe bashke! ne jemi ne lufte me covid 19! Te heshtur e te perkushtuar! Ne flasim me gjuhen e sherbimit mjekesor nga nje armate e tere personeli mjekesor! “Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”

 

Isaia 40:31

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** kryeinfermierja Ana Luca ndan videon ku kullon çizmen mbushur me djersë: Më janë zbardhur flokët, La postin për të luftuar Covid, më është rrudhosur fytyra...
