# LAJM I FUNDIT/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës

> Raundi i tretë U deshën tre raunde që Vjosa Osmani të zgjidhej Presidente e Republikës së Kosovës. Duartrokitje të vazhdueshme pati për të ndërkohë që&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lajm-i-fundit-vjosa-osmani-zgjidhet-presidente-e-republikes-se-kosoves/
**Published:** 2021-04-04
**Modified:** 2021-04-04

---

**Raundi i tretë**

U deshën tre raunde që Vjosa Osmani të zgjidhej Presidente e Republikës së Kosovës.

Duartrokitje të vazhdueshme pati për të ndërkohë që gjithë grupi i VetëVendosjes u ngrit në këmbë

**Raundi i dytë**

Edhe në raundin e dytë asnjë nga kandidatët Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.

Në këtë raund votuan 82 deputetë. Ndryshe nga raundi i parë, në këtë raund Vjosa Osmani mori 2 vota më pak, 67.

Ndërsa Bejtja mori 4 vota, ndërsa 11 vota ishin të pavlefshme.

**Raundi i parë**

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nuk ka marrë vota të mjaftueshme në raundin e parë.

81 deputetë kanë marrë pjesë në votim ndërkohë që 84 janë të pranishëm.

Sipas rregullave, meqenëse kishte kuorum i bie që të shkohet në raundin e dytë të votimit.

12 fletëvotime janë të pavlefshme, për Osmanin votuan 69 deputetë.

Ndërkohë kandidati tjetër Nasuf Bejtja ka marrë 0 vota. Kështu asnjë prej kandidatëve nuk fiton në raundin e parë.

gsh/

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** presidente, vjosa osmani
