# Lajm i keq për Teutën, humbet yllin e skuadrës për ndeshjen me Tiranën

> Teuta bëri detyrën në Korçë duke ruajtur vendin e parë, por në fund durrsakët kanë pësuar edhe një “firo” me peshë. Lorenco Vila, me kartonin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lajm-i-keq-per-teuten-humbet-yllin-e-skuadres-per-ndeshjen-me-tiranen/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

**Teuta bëri detyrën në Korçë duke ruajtur vendin e parë, por në fund durrsakët kanë pësuar edhe një “firo” me peshë. Lorenco Vila, me kartonin e verdhë që mori dje do të mungojë në ndeshjen e radhës me Tiranën.**

 

22-vjeçari konsiderohet si “vrasësi” i bardhebluve, pasi në fazën e parë dhe të tretë Teuta ka fituar me golat e Lorenco Vilës. Pra, i bie që trajneri Martini të ketë një mungesë me peshë në javën e 29-të, ku të premten Teuta pret Tiranën në Durrës.

**PANORAMASPORT.AL**

 

---

**Categories:** Sport
