# Lajm i mirë për shqiptarët, Greqia shtyn deri më 31 dhjetor lejen e posaçme për punonjësit sezonal

> Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal kanë mësuar burime për Top Channel në Athinë.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lajm-i-mire-per-shqiptaret-greqia-shtyn-deri-me-31-dhjetor-lejen-e-posacme-per-punonjesit-sezonal/
**Published:** 2020-07-26
**Modified:** 2020-07-26

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/punetore-1-300x168.jpg)

Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal kanë mësuar burime për Top Channel në Athinë. Sipas burimeve të Top Channel, është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën,urdhërohen drejtoritë e emigracionit,të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020.

 

Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar proçedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banësës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.

 

Procedura kryhet brenda 48 oreve nga dita e dorëzimit të dokumentave. Me këtë shtyrje,mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi. Që prej fillimit të kësaj proçedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë,shumica derrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë.

 

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërkesa më e madhe për krahë pune ka qënë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë në sektorin e frutikulturës. Shtyrja e re, pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë, të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave në zonën e Larisës, Volosit, si dhe për sezoni e mbledhjes së ullinjve dhe portokalleve në vjeshtë.

 

Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës,në proçese të cilat nuk preferohen prej vendasve, pavarësisht se prej krizës së Covid-19, parashikohet rritja e papunësisë në vend me mbi 100.000 persona.

 

(Marrë nga Top Channel)

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** Greqia shtyn deri më 31 dhjetor lejen e posaçme për punonjësit sezonal, Lajm i mirë për shqiptarët
