# “Lajm i mirë”/ Rama: Brenda prillit edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer

> Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se brenda muajit prill në vendin tonë do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lajm-i-mire-rama-brenda-prillit-edhe-23-mije-doza-te-tjera-pfizer/
**Published:** 2021-04-02
**Modified:** 2021-04-02

---

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se brenda muajit prill në vendin tonë do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

*“Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer”*, shkruan kryeministri përmes një postimi në rrjete sociale.

Rama shprehet se sezoni turistik do të lehtësohet me se s’bën dhe Shqipëria do të ngjitet shpejt në shkallët e klasifikimit në Europë.

**Postimi i plotë në “Facebook”:**

> “LAJM I MIRË

Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER

*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”.

**Top Channel**

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Rama, VAKSINAT
