# Lajmi i fundit/ Ministrja Belinda Balluku jep lajmin e mirë, zhbllokohet kriza në Rinas, ja kur nisin fluturimet

> Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin “Nënë Tereza”. Nga nesër rinisin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lajmi-i-fundit-ministrja-belinda-balluku-jep-lajmin-e-mire-zhbllokohet-kriza-ne-rinas-ja-kur-nisin-fluturimet/
**Published:** 2021-04-08
**Modified:** 2021-04-08

---

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin “Nënë Tereza”.

Nga nesër rinisin edhe fluturimet komerciale.

Postimi I plotë:

Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitore, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme.

Do të vijnë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve”, tha Balluku.

 

 

---

**Categories:** Aktualitet
