# LAJMI I FUNDIT/ Tmerr në qytetin e Kavajës... Gruaja gjendet e djegur në makinë  ndërsa burri i varur në një pemë

> Në fshatin Manskuri të Kavajës është gjetur një automjet i djegur, brenda të cilit është gjetur edhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lajmi-i-fundit-tmerr-ne-qytetin-e-kavajes-gruaja-gjendet-e-djegur-ne-makine-ndersa-burri-i-varur-ne-nje-peme/
**Published:** 2021-04-10
**Modified:** 2021-04-10

---

Në fshatin Manskuri të Kavajës është gjetur një automjet i djegur, brenda të cilit është gjetur edhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket një 45-vjeçareje.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, 48 vjeç.

Postimi i plotë:

Policia njofton se më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

 

---

**Categories:** Kronikë
