# Largimi i rrënojave nga portet e qytetit, aksioni vazhdon

> 20 rrënojat e braktisura midis portit të vogël të skelës Sant’Antonio, gjirit të San Giorgio, portit të vogël të Torre a Mare dhe portit të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/largimi-i-rrenojave-nga-portet-e-qytetit-aksioni-vazhdon/
**Published:** 2021-03-22
**Modified:** 2021-03-22

---

20 rrënojat e braktisura midis portit të vogël të skelës Sant’Antonio, gjirit të San Giorgio, portit të vogël të Torre a Mare dhe portit të vogël Palese , Santo Spirito së shpejti do të zhduken.  Dhe kjo është  meritë e operacioneve të rikuperimit të Departamenti të Mjedisit në Bashkinë e Barit. Gjatë heqjes së rrënojave të anijeve dhe inspektimit të kryer nga Komisioni i Burimeve dhe Cilësisë së Jetës, dolën në pah çështje të tjera kritike, përfshirë praninë e anijeve të tjera të braktisura në të njëjtën  skelë, të cilat do të hiqet në ditët në vijim.  Gjatë një inspktimi nga Molo Sant’Antonio në Molo San Nicola, u gjet gjithashtu prania e rrënojave të shumta të mjeteve detare të fundosura. Kështu Komandanta e Portit mori përsipër të siguronte një hartë të tërë detare të zonës me ndihmën e një bërthame të vogëë zhytësish që në muajin e ardhshëm me ndihmën e një grupi të veçatë zhytësisht të nis nga puna. Objektivi: të mbrojmë mjedisin, detin tonë dhe t’u garantojmë shumë qytetarëve një jetë më të mirë të jetës.

 

“Ne e kryem këtë inspektim me Autoritetin Portual dhe Policinë Lokale – shpjegoi Giuseppe Corcelli, këshilltar i  Municipio, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, konstatuan gjendjen e vendeve – objektivi kryesor i komisionit të cilësisë së jetës është mbrojtja e detit, burimi kryesor i qytetit tonë. Në këtë mënyrë ne gjithashtu mbështesim peshkatarët”, tha ai.  //Telebari

 

 

---

**Categories:** Itali
**Tags:** aksioni vazhdon, Largimi i rrënojave nga portet e qytetit
