# Laurent Blanc drejt stolit barcelonas…

> Laurent Blanc është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës. Është ky lajmi i bujshëm që publikojnë mediat franceze. Sipas gazetës prestigjioze “L’Equipe”, mund&hellip;

**URL:** https://publialb.al/laurent-blanc-drejt-stolit-barcelonas/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/auto_Blanc1595412410-300x200.jpg)

Laurent Blanc është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës. Është ky lajmi i bujshëm që publikojnë mediat franceze.

Sipas gazetës prestigjioze “L’Equipe”, mund të jetë pikërisht ish-tekniku i Paris Saint Germain, Laurent Blanc, i cili është i papunë që prej vitit 2016-të si kandidati kryesor për të pasuar Quique Setien, që me shumë gjasa do të shkarkohet në ditët e ardhshme.

Prej disa muajsh agjenti i Blanc është i famshmi Jorge Mendes, i cili ja ka ofruar francezin edhe Valencias, klub me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi.

Përsa i përket Barcelonës, Blanc është i gatshëm të marrë drejtimin e klubit edhe për vetëm 1 sezon, për të mos prishur planet e pasuesit të Josep Maria Bartomeut në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas 1 viti.

Blanc e ka marrë tashmë aprovimin e drejtorit teknik Eric Abidal, i cili e shikon si njeriun ideal për të zëvendësuar Setien.

---

**Categories:** Lajme, Sport
**Tags:** Laurent Blanc drejt stolit barcelonas…
