# Legjenda e basketbollit shqiptar, Agim Fagu dekorohet nga presidenti.

> Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” basketbollistin dhe diplomatin e shquar Agim Fagu, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim&hellip;

**URL:** https://publialb.al/legjenda-e-basketbollit-shqiptar-agim-fagu-dekorohet-nga-presidenti/
**Published:** 2017-09-16
**Modified:** 2017-09-16

---

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” basketbollistin dhe diplomatin e shquar Agim Fagu, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim të thellë për veprën dhe kontributin madhor që ka dhënë për ngritjen e sportit të basketbollit në nivelet më të larta ndërkombëtare, si personalitet i shquar në njohjen dhe lartësimin e vendit tonë në botë”.

Fagu falënderoi Presidentin Meta duke u shprehur se “për fjalët, të cilat ndoshta disa herë i kalonin kufijtë e së vërtetës, por le ta gjykojnë të tjerët dhe ju falënderoj dhe për atë që të gjithë këtë respekt dhe dashuri të shqiptarëve që ju i ligjëruat në një dekret duke më vlerësuar mua me dekoratën më të lartë të vendit.”

Propozimi është bërë nga një listë personalitetesh.

---

**Categories:** Sport
**Tags:** Agim Fagu, Dekoratë, Presidenti
