# Lëkundje tërmeti, epiqendra në det pranë Sicilisë

> Një tërmet me magnitudë 4.4 u regjistrua mbrëmjen e së martës në zonën e Ragusas, në Siçili. Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar italian i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lekundje-termeti-epiqendra-ne-det-prane-sicilise/
**Published:** 2020-12-23
**Modified:** 2020-12-23

---

Një tërmet me magnitudë 4.4 u regjistrua mbrëmjen e së martës në zonën e Ragusas, në Siçili. Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Epiqendra është lokalizuar në det, 15 kilometra në jug të Acate, me thellësi 30 kilometra. Tërmeti u ndie nga popullsia që doli në rrugë dhe sheshe. “Ishte një tronditje shumë e fortë dhe e gjatë”, thanë dëshmitarët. Për momentin mediat italiane nuk raportojnë dëme.

Zjarrfikësit informuan se asnjë dëm  nuk u raportua. Edhe nga kontrollet e kryera nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, nuk u gjet asnjë dëmtim ose të lënduar pas tronditjes.

---

**Categories:** Itali
**Tags:** epiqendra në det pranë Sicilisë, Lëkundje tërmeti
