# Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës, ja sa ishte magnituda (EPIQENDRA)

> Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Durrësit dhe Tiranës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 Rihter. Ai është ndjerë rreth orës&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lekundje-termeti-ne-tirane-dhe-durres-ja-sa-ishte-magnituda-epiqendra/
**Published:** 2020-07-19
**Modified:** 2020-07-19

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/e886be446881b46e7cf5da2a65b7ce00_L-300x157.jpg)

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Durrësit dhe Tiranës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 Rihter. Ai është ndjerë rreth orës 06:56 dhe epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 36 km në veriperëndim të Tiranës. Qytetarët që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, kanë shkruar se lëkundja ka qenë e lehtë, ndërsa shumica as nuk e ka ndjerë fare. Nuk raportohet për dëme materiale deri më tani.

![AFCEEE60-F692-491D-A7B2-1915B41463E2-242x300.png](https://cms.newsbomb.al/media/images/2020/07/19/AFCEEE60-F692-491D-A7B2-1915B41463E2-242x300.png)

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** ja sa ishte magnituda (EPIQENDRA), Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës
