# Lëkurën nuk e mbajnë në formë kremrat e serumet, por konsumimi i këtyre ushqimeve

> Shumë njerëz besojnë se produktet kozmetike janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme. Megjithatë, shumë prej tyre përmbajnë kimikate. Por një mundësi më e mirë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lekuren-nuk-e-mbajne-ne-forme-kremrat-e-serumet-por-konsumimi-i-ketyre-ushqimeve/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

Shumë njerëz besojnë se produktet kozmetike janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme. Megjithatë, shumë prej tyre përmbajnë kimikate. Por një mundësi më e mirë për t’i dhënë shkëlqimin e duhur lëkurës janë ushqimet që konsumoni çdo ditë.

**Portokalli**

Portokallët janë të shkëlqyeshëm për lëkurën sepse kanë vitaminë C. Kjo vitaminë është jashtëzakonisht e rëndësishme për prodhimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e qelizave të lëkurës. Për më tepër, parandalon edhe shenjat e hershme të plakjes.

**Domatet**

Domatet përmbajnë shumë antioksidantë të cilët janë kundër plakjes dhe mbrojnë lëkurën nga dëmtimi. Për më tepër, kanë vitaminë A, e cila i bën flokët më të fortë dhe më të shëndetshëm.

**Bajame**

Kur bëhet fjalë për përfitimet shëndetësore, bajamet njihen si një superushqim. Përmbajnë shumë vitaminë E, që ushqen lëkurën dhe mbron nga rrezet UV. Për më tepër, ndihmon në zvogëlimin e ënjtjes dhe inflamacionit nga lëkura.

**Boronicat**

Janë të pasura me vitaminë C, që e bën lëkurën të pastër. Për më tepër kanë antioksidantë prandaj rekomandohet t’i konsumoni rregullisht.

**Avokado**

Avokado mbron lëkurën nga shenjat e parakohshme të plakjes. Avokado përmban shumë vitaminë C, E, K, kalium dhe magnez. Pra, hani rregullisht avokado dhe do të vini re shumë shpejt efektet e dëshiruara.

 

*/abcnews.al*

---

**Categories:** Lifestyle
