# Lëvizja për Ndryshim / Jozefina Topalli prezanton kandidatët e Durrësit, dhe jep një mesazh për qytetarët durrsakë

> Jozefina Topalli, e cila drejton partinë Lëvizja për Ndryshim ka qënë sot në qytetin e Durrësit, ku ka prezantuar kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet&hellip;

**URL:** https://publialb.al/levizja-per-ndryshim-jozefina-topalli-prezanton-kandidatet-e-durresit-dhe-jep-nje-mesazh-per-qytetaret-durrsake/
**Published:** 2021-04-03
**Modified:** 2021-04-03

---

Jozefina Topalli, e cila drejton partinë Lëvizja për Ndryshim ka qënë sot në qytetin e Durrësit, ku ka prezantuar kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit. Topalli, e cila regjistroi partinë e saj në muajin nëntor të vitit të kaluar, u takua sot në qytetin bregdetar me mbështetësit e saj.

Ajo prezantoi emrat e kandidatëve: Dritan Hila, Keti Koçi, Lorenc Aleksi, Megi Tirana, Elton Sufa dhe Demiana Broli, ndërsa i vlerësoi ata si njerëzit e duhur për qytetin falë shkollimit dhe profesionalizimit të tyre. Topalli i cilësoi kandidatët e përzgjedhur si mundësia më e mirë që ka qyteti për të pasur një përfaqësim ndryshe.

Duke u ndalur në problematikat që përballet sot Durrësi, Topalli tha se ky qytet ka mungesën e një Kryetari Bashkie ende të pazgjedhur nga populli ashtu siç ka mjaft probleme që lidhen me qeverisjen jo të mirë, mungesën e vëmendjes.

Duke përfunduar Topalli u shpreh se përzgjedhja e kandidatëve të kësaj partie, do të bëjë të mundur që qytetarët e Durrësit dhe kudo në vende të tjera,  të  mund të  bëjnë  ndryshimin e madh nëpërmjet votës së tyre.

---

**Categories:** Politike
**Tags:** Durrsi, Jozefina Topalli, kandidatet
