# Lëvizte në Durrës i dehur me makinë,  policia i zbulon marijuanë dhe shkop metalik

> Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen&hellip;

**URL:** https://publialb.al/levizte-ne-durres-i-dehur-me-makine-policia-i-zbulon-marijuane-dhe-shkop-metalik/
**Published:** 2020-08-19
**Modified:** 2020-08-19

---

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë një djalë të ri nga Sukthi.

Shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në Sukth, u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf” në gjendje të dehur. Por pas kontrollit në mjetin që drejtonte, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si marijuanë dhe një shkop metalik (si ato të policisë).

Ndaj të riut tashmë rëndojnë tre vepra penale: “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Lëvizte në Durrës i dehur me makinë, policia i zbulon marijuanë dhe shkop metalik
